Dodik shpërthen në sharje pas takimit me diplomatin amerikan, tregon detaje që s’janë për publikun

  • G.g /
  • 01 October 2021 - 14:56
Dodik shpërthen në sharje pas takimit me diplomatin amerikan, tregon detaje që s’janë për publikun

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinë, ka folur për takimin që ka pasur me zv.ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar. Ai ka zbuluar edhe transkriptën e kësaj bisede edhe pse fillimisht Dodik ka thënë që s’është për publikun.

Dodik ka treguar se ka pasur një bisedë jo të këndshme me diplomatin amerikan. Teksa ka lexuar transkriptën, Dodik ka cituar Escobarin teksa pretendon t’i ketë thënë “ Duhet t’iu them se sanksionet e reja në Ballkan nuk janë vetëm për ata që pengojnë progresin, por edhe për ata që përfitojnë nga një gjë e tillë”, shkruan N1.

Pas kësaj, Dodik ka shpërthyer në të shara.

“Të q**sha sanksionet. Unë vetëm po përballem me to. Nëse do të flasësh me mua, ndalo kërcënimet”, ka thënë Dodik.

 Dodik kat hënë se i është përgjigjur qartë dhe prerë.

Dodik është në listën e zezë të DASH-it që nga 1 janari i vitit 2017 për obstruksione rreth Marrëveshjes së Dejtonit. Nga ajo kohë, sanksionet për liderin e serbëve të Bosnjës nuk janë hequr.

(Kosova Sot Online)