La Palmas po i zgjerohet territori shkaku i lavës vullkanike

  • G.g /
  • 01 October 2021 - 18:07
La Palmas po i zgjerohet territori shkaku i lavës vullkanike

Sipërfaqja e ishullit La Palma në Spanjë ka vazhduar të zgjerohet, shkaku i llavës që po rrjedh në Oqeanin Atlantik.

Nga ngurtësimi i llavës pas kontaktit me ujin, ishulli ka nisur që të zgjerohet.

Që prej shpërthimit të vullkanit para dhjetë ditësh, së paku 855 ndërtesa dhe 30 kilometra rrugë janë shkatërruar.

Plantacionet e bananeve që shërbenin si burim financiar për banorët e ishullit janë shkatërruar ose dëmtuar nga hiri vullkanik.

Më shumë se 6 mijë banorë janë evakuuar, ndërkaq qindra të tjerë janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur gazet helmuese.

La Palma, shtëpi e 85 mijë njerëzve, është pjesë e ishujve vullkanikë Kanarine. Ishulli është i gjatë 35 kilometra dhe i gjerë 20 kilometra, mirëpo këto të dhëna pritet që të ndryshojnë shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)