Mjekët ia heqin nga barku mbi 1 kilogram gozhda e bulona burrit që i gëlltiti pasi la alkoolin

  • E. /
  • 02 October 2021 - 09:24
 Mjekët ia heqin nga barku mbi 1 kilogram gozhda e bulona burrit që i gëlltiti pasi la alkoolin

Mjekët në Lituani i kanë nxjerrë një burri mbi një kilogram gozhda e bulona nga barku. Raportohet se ai kishte filluar që të gëlltiste objekte metalike, pasi kishte hequr dorë nga përdorimi i alkoolit.

Personi në fjalë, emri i të cilit nuk është publikuar për shkak të konfidencialitetit të pacientit, u dërgua në një spital të qytetit bregdetar baltik, Klaipeda, me dhimbje të madhe në bark, shkruan The Guardian.

Pas fotografimit me rreze x, në barkun e këtij personi u vërejtën copëza metali, disa madje me përmasë deri në dhjetë centimetra.

“Gjatë operacionit treorësh përmes kontrollimit me rreze x, të gjithë trupat e huaj, përfshirë ata me përmasat më të vogla, u larguan nga barku i pacientit”, tha kirurgu Sarunas Dailidenas.

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë”, u tha medieve lokale shefi i kirurgëve në spitalin e qytetit, Algirdas Slepavicius, duke shtuar se pacienti kishte nisur të përpinte objekte metalike muajin  e kaluar, kur vendosi që ta linte alkoolin.

Kirurgu tha se pacienti është në gjendje të qëndrueshme pas operacionit.

(Kosova Sot Online)