Lexoni edhe:
Rast i rrallë në QKUK, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“.
Shërbimet e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës, pas ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve bënë kapjen në Plazhin e Durrësit dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:
Rast i rrallë në QKUK, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje Lexoni edhe:
A. F., 33 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore Prishtinë (Departamenti Special), ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Mashtrimi“ i kryer në bashkëpunim, “Pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal me qellim mashtrimin“ dhe “Pastrimi i parave“, parashikuar nga Legjislacioni Penal i Republikës Kosovës.
Interpol Tirana, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës.
(Kosova Sot Online)