Si kaloi nata e parë në veri pas zhbllokadës, detaje sa ushtarë të KFOR-it janë atje

  • E. /
  • 03 October 2021 - 11:35
Si kaloi nata e parë në veri pas zhbllokadës, detaje sa ushtarë të KFOR-it janë atje

Në Jarinje dhe Bërnjak, ku ishte vendosur Policia e Kosovës, pas organizimit të protestave nga qytetarët serbë në 13 ditët e mëparshme, situata sot është e qetë paqësore këtë mëngjes.

Atje raportohet se janë rreth dhjetë ushtarë të KFOR-it.

Nata kaloi në mënyrë paqësore dhe tërheqja e anëtarëve të ROSU u krye siç ishin rënë dakord dhe nuk ka më anëtarë të kësaj njësie apo barrikada në kalimet administrative.

Anëtarët e KFOR-it janë pranë vendkalimeve administrative dhe ka edhe një anëtar të EULEX-it.

Nga nesër në mëngjes në orën 8, pritet normalizimi i trafikut në vendkalimet administrative, kur do të vendoset një regjim me afishe për automjetet që mbulojnë pjesë të veçanta të targave.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njoftoi se punimet në vendkalimet administrative të Jarinjes dhe Bërnjakut nga drejtimi i Serbisë u pezulluan përkohësisht deri nesër në orën 8:00 të mëngjesit në mënyrë që të përgatitet sistemi për regjimin e afisheve, raporton Kosovo online.

Kosova njoftoi se ka 300,000 ngjitëse që do të jenë në përdorim nga nesër.

(Kosova Sot Online)