Lexoni edhe:
Nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” vdiq një grua, zbardhen detaje të reja
Një pensionist ka vdekur pasi u kafshua nga një lakuriq nate dhe refuzoi trajtimin. Ky është rasti i parë i tërbimit nga në lakuriq natë që nga viti 1954.
Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois tha të martën se burri, i cili ishte në të 80-at, u zgjua në shtëpinë e tij në Lake County, Illinois në muajin Gusht me një kauriq nate në qafë.
Sipas raporteve të AP, lakuriqi i natës u kap dhe më vonë rezultoi pozitiv për tërbim. Zyrtarët shëndetësorë thanë se burri nuk pranoi të fillonte trajtimin e tërbimit pas ekspozimit. Një koloni lakuriqësh nate u gjet më vonë në shtëpinë e tij.
Nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” vdiq një grua, zbardhen detaje të reja Lexoni edhe:
Burri filloi të përjetonte simptoma këtë muaj, të tilla si dhimbje në qafë, dhimbje koke dhe mpirje, vështirësi në marrjen e kontrollit të krahëve dhe vështirësi në të folur.
Tërbimi sulmon sistemin nervor qendror dhe mund të shkaktojë sëmundje dhe vdekje të trurit.
Zyrtarët lokalë të shëndetit kanë thënë se njerëzve që kanë rënë në kontakt me burrin u është ofruar trajtim parandalues i tërbimit nëse do të ishte i nevojshëm. Ndërsa njerëzit që janë kafshuar nga një lakuriq nate tregojnë se kafshët kanë dhëmbë shumë të vegjël, që do të thotë se shenja nga një kafshim nuk mund të dallohet lehtë.
Drejtori Ekzekutiv i Departamentit të Shëndetit të Qarkut, Mark Pfister tha se rasti “nënvizon rëndësinë” e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rrezikun e ekspozimit ndaj tërbimit në Shtetet e Bashkuara.
“Infeksionet e tërbimit tek njerëzit janë të rralla në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, sapo fillojnë simptomat, tërbimi është pothuajse gjithmonë fatal, duke e bërë jetësore që një person i ekspozuar të marrë trajtimin e duhur për të parandaluar shfaqjen e tërbimit sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.
Infeksionet e tërbimit te njerëzit janë jashtëzakonisht të rralla, me një deri në tre raste që zakonisht raportohen në SHBA çdo vit, raporton tvklan.al
Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit Publik në Illinois, Dr Ngozi Ezike, gjithashtu lëshoi një deklaratë për shtyp në lidhje me infeksionin dhe vdekjen e mëvonshme, e cila tha “tërbimi ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga çdo sëmundje”.
Ajo shtoi se “ekziston një trajtim shpëtues i jetës për individët që kërkojnë direkt kujdes pasi ekspozohen ndaj një kafshe me tërbim. Nëse mendoni se mund të keni qenë të ekspozuar ndaj tërbimit, menjëherë kërkoni kujdes mjekësor dhe ndiqni rekomandimet e mjekut ”.
Sipas departamentit të shëndetësisë, tridhjetë lakuriqë nate kanë rezultuar pozitivë në Illinois këtë vit për tërbimin.
(Kosova Sot Online)