
Lexoni edhe:
Lufta me Serbinë për targat e automjeteve, kush humbi dhe kush fitoj?
Pasi “Pandora Papers” hapi kutitë sekrete të miliarderëve, politikanëve kudo në mbarë globin, përgjigjia e protagonistëve të prekur duket se nuk është aq e lehtë për tu marrë.
Andrej Babiš, kryeministri miliarder çek, është nën presion për të shpjeguar një strukturë të ndërlikuar në det të hapur që ai përdori për të financuar blerjen e një pallati prej 13 milionë funtash në jug të Francës.
Lufta me Serbinë për targat e automjeteve, kush humbi dhe kush fitoj?Lexoni edhe:
The Guardian raporton se tentoi disa herë për të parë një intervistë të shkurtër me Babis, por ai refuzoi të fliste lidhur me pronën e tij franceze kur ata e pyetën atë gjatë fushatës zgjedhore në Çeki.
Pas publikimit, reagimi i Babis erdhi menjëherë në rrjetin social të Twitter, ku kryeministri çek ka mohuar në mënyrë absolute provat e “Pandora Papers”.
“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë të paligjshme ose të gabuar, por kjo nuk i pengon ata të përpiqen të më denigrojnë përsëri dhe të ndikojnë në zgjedhjet parlamentare çeke”, shkruan Babis në Twitter.
(Kosova Sot Online)