Lexoni edhe:
Lajm i mirë: Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, kanë qëndruar sot në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pas hyrjes në fuqi të pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targa.
Lajm i mirë: Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
“Masat po zbatohen në përpikëri dhe jam i kënaqur me veprimet që kanë marrë autoritetet në Jarinjë e Bërnjak”, ka thënë Sveçla.
Ai tha se ka një numër të madh të kamionëve që presin të futën në territorin e Kosovës, por kjo për shkak që ka disa ditë kjo rrugë ishte e bllokuar, por me një dinamikë të shtuar të policëve dhe doganierëve kjo situatë do të përmirësohet shpejt. I pyetur për stacionin e ri të policisë kufitare të vendosur në Jarinjë ai tha se ai do të mbetet funksional sepse ka pas probleme në aspektin me kontrabandës së mallrave e të njerëzve dhe tashmë jemi të përkushtuar që të mos përsëriten ato raste.
(Kosova Sot Online)