Lexoni edhe:
Të shantazhuarit nga Serbia, Thaçi dhe Mustafa, firmosen krijimin e mini-shtetit serb
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke ia shprehur përkrahjen e fuqishme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Udhëheqësit diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe Presidenti Biden përço përkrahje të fuqishme për vazhdimin e procesit të pranit me shtetet në këtë rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Të shantazhuarit nga Serbia, Thaçi dhe Mustafa, firmosen krijimin e mini-shtetit serb Lexoni edhe:
Në njoftim thuhet se Biden dhe Ursula von der Leyen diskutuan edhe për një varg çështjesh tjera, përfshirë zbatimin e rezultateve të samitit të qershorit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Biden i theksoi rëndësinë e qarkullimit të të dhënave dhe barazinë në sistemin ndërkombëtar të taksave si dhe peshën e bashkëpunimit të ngushtë mes ShBA-së e BE-së për rajonin e Indo-Paqësorit.
Ndryshe, udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar për anëtarësimin e gjashtë vendeve ballkanike: Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Dy zyrtarë të BE-së thanë të hënën se përmes një deklarate të samitit do të rideklarohet garancia e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e këtyre shteteve ballkanike në të ardhmen, raportoi agjencia “Reuters“.
Sidoqoftë, shtetet e pasura veriore të BE-së kanë frikë nga përsëritja e pranimit të ngutshëm të Rumanisë e Bullgarisë më 2007 dhe migrimi i menaxhuar dobët i punëtorëve lindorë evropianë në Britani, që i nxiti shumë britanikë të dilnin kundër BE-së.
(Kosova Sot Online)