Mendonte se ish-burri që e rrahu sa ishte shtatzënë ishte në burg, ai lajmërohet nga Greqia në emision

  • E. /
  • 06 October 2021 - 09:54
 Mendonte se ish-burri që e rrahu sa ishte shtatzënë ishte në burg, ai lajmërohet nga Greqia në emision

Betime Baftiu ka rrëfyer në një emision për dhunën fizike dhe psikike që ka pasur nga ish-bashkëshorti i saj. Derisa ajo po fliste, është lajmëruar edhe ish-bashkëshorti i saj, i cili ka deklaruar se është në Greqi.

Moderatori i emisionit ka deklaruar se është lajmëruar ish-bashkëshorti i Baftiut, i cili ka kërkuar përballje në emision.

Ai tha se ish-bashkëshorti i Betimes mund ta japë versionin e tij, por jo drejtpërdrejt në emision, por përmes një interviste.

Ndërkaq Baftiu ka deklaruar se është e çuditshme se si është lajmëruar ish-bashkëshorti i saj në emision, pasi sipas saj, ai do duhej të ishte në vuajtje të dënimit me burgim për veprën penale “dhunë në familje.

“Është shumë e çuditshme sepse e ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës, me të cilin është i dënuar me burgim për dhunë në familje”, ka thënë ajo.

Moderatori Resul Sinani ka thënë se ish-bashkëshorti i Betimes ka deklaruar se është në Greqi.

“Mua po më thotë se është jashtë shtetit, është në Greqi”, ka deklaruar Sinani.

Baftiu tha se sipas kësaj, i bie që ish-bashkëshorti i saj ka ikur nga Kosova.

“Atëherë po i bie, unë nga kjo studio po iu bëj thirrje autoriteteve, sepse në njëfarë forme ai i paska ikur dënimit me jetu në Greqi deri sa t’i përshkruhet dënimi. Kjo është edhe një shkelje e radhës e institucioneve tona që nuk ndërmarrin masa me kohë, i njëjti e ka pasur mundësinë me ikë jashtë shtetit dhe mos me shku në vuajtje të dënimit.

Më çuditi që ma transmetuat se po kërkon përballje drejtpërdrejt përderisa unë e kam pasur informatën se ai është në vuajtje të dënimit e po del që është jashtë shtetit, kjo është nonsense për institucionet tona që e lejojnë një të burgosur me vendim të formës së prerë, i plotfuqishëm ai vendim, me u arratis prej vendit, e pafalshme. Para ikjes së tij në Greqi, më ka kërcënuar që derisa ai qëndron në burgim, unë s’kam me e marrë alimentacionin e djalit, e që është vepër mbi vepër penale”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq ish-bashkëshorti i saj është lajmëruar përsëri, ku përmes një mesazhi ka deklaruar se nuk ka pasur ftësë nga policia dhe se në Greqi ka një biznes.

“Nuk është e vërtetë, nuk kam pranuar asnjë ftesë nga policia, sepse unë kam biznes edhe në Greqi, jetoj atje”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)