Bie në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID në Kosovë, 9 në gjendje të rëndë

  • E. /
  • 06 October 2021 - 10:31
 Bie në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID në Kosovë, 9 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë në 140 numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, nga raportimet e datës 6 tetor 2021, numri i përgjithshëm i pacientëve është 140, 89 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 9 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë

(Kosova Sot Online)