
Lexoni edhe:
Dje u paraqit para Senatit, kush është amerikani që pritet të jetë ambasador i ShBA’së në Kosovë?
Persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një 23-vjeçar në Napoli.
Ai ishte me partneren e tij në momentin që iu bë prita, shkruajnë mediat italiane. I riu ndërroi jetë nga plagët e marra në spital, ndërsa hetuesit policor, kanë gjetur në vendngjarje dhjetëra plumba të kalibrit 45 mm.
Sakaq, policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe po mundohet të zbulojë identifikimin e autorëve. Për këtë, janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë përreth.
(Kosova Sot Online)