Lexoni edhe:
Thaçi skeptik për BE-në: Për dialogun, Kosova të mbështetet vetëm në SHBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit B.M., për shkak të veprës penale Falsifikim i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kësaj gjykate, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji. Të pandehurit B.M. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1, pika 1.1, 1.2, 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 të KPPRK-së.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në një njoftim për media nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)