![Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/01/200x200_lumirabdixhiku-600x3601730462381.jpg)
Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet e Kosovës
![Pasaportat më të fuqishme në botë, ja ku renditet e Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/07/auto_pasaporta-biometrike_1469712366-6632333-780x439-1-696x392-1-600x3601633588437.jpg)
Kompania londineze Henley & Partners, e cila ofron këshillim për shtetësinë ka publikuar një listë të rishikuar të pasaportave “më të fuqishme” në botë, sipas të cilave pasaportat e Japonisë dhe Singaporit janë të parat në listë, pasi me to mund të udhëtosh në 192 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pasaporta e Kosovës është më e dobëta në rajon
Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, më së miri qëndron Sllovenia, pasaporta e së cilës është në vendin e 11 -të dhe qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 181 vende pa pasur nevojë për vizë.
Pas tyre vjen Kroacia, pasaporta e së cilës është në vendin e 18 -të, Serbia në vendin e 39 -të, Maqedonia e Veriut në vendin e 47 -të, Mali i Zi në vendin e 48-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 54 -të dhe Kosova në vendin e 108-të.
Raporti i fundit i Henley është një tregues se hendeku global në lirinë e udhëtimit nuk ka qenë kurrë më i madh.
(Kosova Sot Online)