OBSH miraton përdorimin e vaksinës së parë kundër malaries
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) aprovoi të mërkurën (6 Tetor 2021) vaksinën e parë kundër malaries për fëmijët e Afrikës.
Është miratuar që vaksina tu jepet fëmijëve afrikanë, duke shënuar kështu një përparim të madh historik kundër një sëmundjeje që vret qindra mijëra njerëz çdo vit.
Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, tha se ishte “një moment historik”.
“Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim për shkencën, shëndetin e fëmijëve dhe kontrollin e malaries,” tha ai. “[Ajo] mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë çdo vit.”
Vaksina, e quajtur RTS, S u vërtetua efektive gjashtë vjet më parë, shkruan BBC.
“RTS,S” është prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK dhe është vaksina e parë dhe deri më tani e vetmja që është efektive në zvogëlimin e numrit të rasteve.
Pas suksesit të programeve të imunizimit pilot në Gana, Kenia dhe Malaëi, Organizata Botërore e Shëndetit thotë se vaksina duhet të aplikohet në të gjithë Afrikën nën-Sahariane dhe në rajone të tjera ku ka transmetim të moderuar dhe të lartë të malaries.
(Kosova Sot Online)