![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Pse u takuan me mëngjes Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut?
![Pse u takuan me mëngjes Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut?](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/07/auto_850x600_Capture16335941591633597025.png)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua mëngjesin e sotëm me shefin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin.
Vuçiq e bëri të ditur informatën për takim në llogarinë e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë), së bashku me fotot e takimit, raporton Tanjug.
Siç shihet në fotografi në takimin për të cilin nuk janë dhënë detaje se çka është folur, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
(Kosova Sot Online)