Lexoni edhe:
Në ora 14:00 pritet vendimi për masat e reja
Sot ka nisur gjykimi në rastin e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Të dy, janë deklaruar të pafajshëm kur janë pyetur sot nga kryetari i trupit gjykues.
Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, përpara se t’i përgjigjej pyetjeve të rëndomta të kryetarit të trupit gjykues, shprehu dëshirën për të lexuar diçka. Por, kryetari i trupit gjykues nuk e la, duke i thënë të përgjigjej në pyetjet e shtruara, sepse, “do të ketë kohë më pas për gjërat e tjera”.
Në ora 14:00 pritet vendimi për masat e rejaLexoni edhe:
“Para se të deklarohem, do të kisha pasur dëshirë të mi jepni dy minuta kohë për të lexuar diçka për biografinë time”, tha Gucati.
Kur u pyet për ta konfirmuar deklarimin e tij rreth fajësisë për akuzat e paraqitura, Gucati pohoi për ta konfirmuar deklarimin e tij si i pafajshëm në paraqitjen e parë të tij para kësaj gjykate.
“I pafajshëm jam plotësisht”, tha edhe nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Paraprakisht, ai tha se s’mund t’i kuptojë akuzat kundër tij.
“Unë as nuk mund ta kuptoj, por atë që e lexuat e kuptova”, u shpreh Haradinaj.
Kryetari i trupit gjykues më pas i njoftoi Gucatin dhe Haradinajn lidhur me të drejtat e tyre gjatë procesit gjyqësor, si dhe i paralajmëroi se mund të përjashtohen nga gjykimi në rast se nuk sillen mirë.
“Nëse ju nuk silleni mirë pas një paralajmërimi të dhënë, një sjellje e tij mund të rezultojë me largimin tuaj nga salla. Nëse kjo ndodhë, atëherë ju do të përfaqësoheni nga avokatët”, tha kryetari i trupit gjykues.
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të shkelje të fshehtësisë së procedurës.
(Kosova Sot Online )