Lexoni edhe:
22-vjeçarja: I dashuri më detyroi të dilja për lëmoshë, më godiste me kaçavidë nëse nuk i dërgoja para
Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 ka rënë së fundmi në Kosovë. Në baza ditore, numri i të vaksinuarve është dyfish më i vogël se gjatë javëve të kaluara. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e lidh uljen e interesimit për ta marrë vaksinën me uljen e rasteve të reja me COVID-19.
Me uljen e numrit të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë është ulur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër këtij virusi.
Përgjysmë më pak të vaksinuar se gjatë javëve të kaluara ka regjistruar vendi ditët që lamë pas.
E interesim më i ulët për ta marrë vaksinën është parë edhe gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kësaj kohe, nga 10 mijë e 736 vaksina të administruara, vetëm 1 mijë e 883 ishin për dozën e parë.
(Kosova Sot Online)