Krenar Shala bëhet 'horë' në emision, e shpik një kandidat të AAK-së për kryetar në Skenderaj

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 21:18
Krenar Shala bëhet 'horë' në emision, e shpik një kandidat të AAK-së për kryetar në Skenderaj

Krenar Shala është bërë ‘horë’ gjatë një debati televiziv, ku ishte pjesë edhe gazetari Milaim Zeka. Në këtë debat po diskutohej  për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 17 tetor.

Derisa po diskutohej për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, Shala i drejtohet Zekës duke i thënë se e ‘përkrahë tinëz kandidatin e AAK-së për kryetar të Skenderajt’.

 

Zeka e pyet i habitur ‘ Kush është kandidat i AAK-së?”.

Shala nuk flet, ndërsa të tjerët thonë se nuk ka kandidat të AAK-së për kryetar të Skenderajt.

“A s’ka hiq a?”, pyet i habitur Shala.

Analistët e ftuar fillojnë të qeshin, teksa vazhdon debati për zgjedhje.

(Kosova Sot Online)