Vodhi kabllo të rrymës në një kompani, dërgohet në mbajtje prishtinasi
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka vjedhur disa kabllo të rrymës.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në një kompani në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 07.10.2021 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur disa kabllo të rrymës, në një kompani – pronë e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
(Kosova Sot Online)