Asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës dhe të Vushtrrisë
Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë nuk kanë në trajtim më asnjë pacient me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Sipas SHSKUK’së, rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar në raportin e datës 8 tetor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe gjashtë në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/3014082082241911
(Kosova Sot Online)