BE miraton Kartën Blu për punëtorët e kualifikuar
Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kartës Blu, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta.
Këshilli i BE-së miratoi sot direktivën që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë, të cilët vijnë për të jetuar dhe punuar në territorin e Bashkimit.
Sistemi synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive. “Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE-së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs.
Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet kohë për ta respektuar këtë direktivë.
(Kosova Sot Online)