Prindërit rrahin mësuesin kosovar, flet drejtori i shkollës: E kanë rreh për kurgjë hiç
Ushtrimi i dhunës në shkolla edhe më tej vazhdon të jetë një fenomen shqetësues.
Përparim Qahili, mësimdhënës në shkollën fillore “28 Nëntori” në Vërban të Vitisë, ka qenë objekt i dhunës nga një grup i prindërve.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj shkolle Sherif Neziri.
Ky i fundit çuditërisht kërkon që ‘dajaku’ ndaj mësimdhënësit të mbyllet si kapitull dhe mos të diskutohet më shumë.
“Po ka ndodh, e kanë rreh për kurgjo hiç. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. Le të mbyllet ky kapitull këtu.”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline, pa dashur të proncohet më shumë.
Sipas disa burimeve shkak i gjithë kësaj kanë qenë mosmarrëveshjet mes disa nxënësve dhe Qahilit, shkruan Indeksonline. Për rastin në fjalë është informuar edhe policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)