Skandal në QKUK: Dikush po i shet terminet për të sëmurët
Faqja në Facebook ‘UnCover Mask’ është faqja e cila vazhdimisht hulumton rreth skandaleve që bëhen në QKUK, shkruan syri.net Kosova.
Kjo faqe vazhdimisht ka zbuluar shumë skandale që janë bërë në QKMF-të në qytetin e Prishtinës.
Së fundmi kanë publikuar edhe një hulumtim mbi të cilin thuhet se ambulancat specialistike janë duke shitur tërminet për të sëmurët.
“Pasi që numri i vizitave është i limituar dhe fluksi i madhë i pacientëve sidomos për disa doktorë të caktuar si psh në Ortopedi tek specialistët të njohur bënë që të miren numrat në recepsion nga punëtoret ( të rezervohen ) dhe pastaj të shiten për një shumë të parave apo për ti paisur me termin të afërmit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=676363917100449&id=107043517365828
(Kosova Sot Online)