
Uran Ismaili mban konferencë për media nga ora 13:30

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban sot konferencë për media.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se kjo konferencë do të mbahet te Trafiku Urban, nga ora 13:30.
Kujtojmë se kundërkandidatët e Ismailit në komunën e Prishtinës janë: Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re.
(Kosova Sot Online)