Lexoni edhe:
SBASHK-u paralajmëron protesta dhe greva, thotë se Qeveria e harroi Ligjin e pagave
“Kujdes, bonu i dëgjueshëm se të shkarkojmë!” Kështu ka shkruar në një status drejtori i shkarkuar I Ndërmarrjes së Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti, raporton Syri.net Kosova.
“Nëse në krye të një ndërmarrje publike, zgjedhësh pa mbështetje politike, por me konkurs i mbikëqyrur nga Ambasade Britanike, tregon performancë të shkëlqyeshme pas afër 3 vitesh. Pas, 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË.”, vijon statusi i Hotit.
SBASHK-u paralajmëron protesta dhe greva, thotë se Qeveria e harroi Ligjin e pagaveLexoni edhe:
“Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë ëorkshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të SHKARKOJNË. Sepse Aksionarët si pronarë legjitim nuk e mbrojnë pasurinë publike sipas detyrës fiduciare. Poshtu edhe anëtarët e bordit nuk bëjnë asgje dhe marrin kompensim të majmë, një shumë shumë më e lartë se rroga mesatare në vend. Anëtarët e bordit emërohen sipas preferences personale të aksionarëve pa asnjë përvojë paraprake dhe duke mos i plotësuar kushtet për drejtor të bordit”, ka potencuar ai duke numëruar shkeljet e shumta.
“ Emërojnë zyrtarët të lartë në mënyre kundërligjore pa i përmbushë kriteret e konkursit publik, e punësojnë familjarin dhe shokë të udhëheqësve të lartë, punësojnë shokë të vllaznive, shokë nga studime të cilët janë të dëgjueshëm dhe i rrespektojnë urdhërat nga lartë.
Kjo është Prishtina jonë e sotme. Pleqtë thojshin Kali para se me cofë fillon me qit shkelma. Kështu është edhe kjo udhëheqje e Prishtinës.
Jam i bindur se një ditë do të ngadhënjejë drejtësia dhe ata që shkelin ligjin do të përgjigjen para drejtësisë.”, përfundon statusi i Hotit.
(Kosova Sot Online )