Lexoni edhe:
Hoti pas shkarkimit thumbon Shpend Ahmetin: Kali para se me cofë fillon me qitë shkelma
Pjesëtarët e forcave të sigurisë në Irak po votojnë të premten, dy ditë para se të votojë popullsia civile në zgjedhjet parlamentare.
Këto zgjedhje po mbahen gjashtë muaj para afatit të paraparë, në linjë me premtimin e dhënë nga Kryeministri Mustafa al-Kadhimi, kur ai erdhi në pushtet vitin e kaluar. Ai po mundohet t’i qetësojë protestuesit anti-qeveritarë, të cilët nisën kryengritje në tetor të vitit 2019 në Bagdad dhe në jug të Irakut.
Arsyeja pse forcat e sigurisë votojnë dy ditë para popullsisë civile është që të lirohen nga obligimi qytetar policët dhe ushtarët në mënyrë që ata të ofrojnë më pas siguri në ditën e zgjedhjeve, shkruan Associated Press, transmeton Gazeta Express.
Hussein al-Hendaëi, këshilltar qeveritar për çështje të zgjedhjeve, tha se mbi 1.5 milion pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë të drejtë vote. Përpos tyre, mund të votojnë edhe mbi 120.000 persona të zhvendosur dhe qindra pacientë në spitale e të burgosur.
Hoti pas shkarkimit thumbon Shpend Ahmetin: Kali para se me cofë fillon me qitë shkelmaLexoni edhe:
Për 329 ulëset e kuvendit janë në garë 3.449 kandidatë. Këto do të jenë zgjedhjet e pesta që nga rënia e Saddam Hussein-it pas hyrjes së forcave amerikane në Irak më 2003.
Nga popullsia prej 38 milionë banorësh, rreth 24 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
(Kosova Sot Online )