![Ja plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/12/200x200_Trump_dhe_Putin1731407695.jpg)
Vetëvaret 42 vjeçari , ishte rënduar psikologjikisht pasi kaloi Covid 19
![Vetëvaret 42 vjeçari , ishte rënduar psikologjikisht pasi kaloi Covid 19](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/08/auto_Urgjenca-1-600x3601633695335.jpg)
Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë në Pogradec i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte ndërsa burime konfirmojnë se 42-vjeçari Kledjan Çollaku pas Covidit po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.
Çollaku kishte kaluar Covid-19 vetëm 2 javë më parë ndërsa të afërmit pohojnë se gjendja psikologjike ishte rënduar së fundmi duke u thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kaloi.
Përveç gjendjes aktuale 42-vjeçari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël në aktin fatal.
(Kosova Sot Online)