Shkuan për të vjedhur drogë, hajdutët plagosin me thikë babë e bir

  • E. /
  • 09 October 2021 - 12:57
Shkuan për të vjedhur drogë, hajdutët plagosin me thikë babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, me pasojë plagosjen e dy personave, babë e bir.

Policia njofton se tre persona ende të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Ndërkohë, gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës policia ka gjetur dhe asgjësur 180 bimë narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga dy të plagosurit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri.

(Kosova Sot Online)