![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ndodh dhe kështu: Burri bën për spital gruan tre ditë pas martese, shkak shpenzimet e dasmës
![Ndodh dhe kështu: Burri bën për spital gruan tre ditë pas martese, shkak shpenzimet e dasmës](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/09/auto_martesa1633779142.jpg)
Tre ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, nisën telashet për dhëndrin e ri italian.
Mësohet se ai rrahu gruan e tij për arsye ekonomike.
Ngjarja ndodhi në Reggio Calabria.
Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e lekëve të çiftit.
Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për pritjen e dasmës dhe DJ.
Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u godit nga burri i saj: ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Policia ka nisur një hetim për çështjen.
(Kosova Sot Online)