Lexoni edhe:
I korruptuari Shpend Ahmeti luan ping pong me ligjin edhe në ditët e fundit të mandatit në krye të Prishtinës!
Xhevdet Pozhari është cilësuar nga shumica e opinionit si analist i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të përkrahjes së tij për Qeverinë Kurti.
Mirëpo, së fundi analistit i erdhi një akuzë për anshmëri nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi.
Ai tha se Pozhari po shtiret si mbështetës i VVs-së, derisa pas mbështetet partnerin e tij të biznesit, kandidatin e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri.
Muzaqi e zbuloi se Pozhari është partner bizinesi i Tahirit, duke publikuar fakte nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve.
Postimi i plotë
Ja një fakt sa për të dëshmuar që analisti Xhevdet Pozhari nuk ishte i paanshëm në vlerësimet e kandidatëve për Vushtrrinë.
Në mënyrë djallëzore duke u shitur kinse mbështetës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë misionin e tij kryesor duke mbivlerësuar Xhaferin, partnerin e tij në biznese për të cilat faktet tjera do publikohen..
17 tetori është dita!
#AsrimRexhepi144
(Kosova Sot Online)