Këto syze do të shiten për një shumë marramendëse, ja arsyeja befasuese

  • E. /
  • 11 October 2021 - 09:26
Këto syze do të shiten për një shumë marramendëse, ja arsyeja befasuese

Një palë syze të rralla diamanti dhe smeraldi nga një thesar princëror i panjohur indian, do të shiten në një ankand në Londër gjatë këtij muaji.

Syzet u vendosën në kornizat e epokës Mughal rreth vitit 1890, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby’s.

Ato do të ofrohen në ankand për 1.5 milion-2.5 milionë funte (2 milionë-3.4 milionë dollarë). Përpara shitjes, ato do të ekspozohen në tetor për herë të parë në Hong Kong dhe Londër.

Nuk dihet kush i porositi këto syze, por ato ndoshta i përkasin Mughals, dinastisë që sundoi nënkontinentin në shekujt 16 dhe 17 dhe ishte e njohur për arritje të pasura artistike dhe arkitektonike.

(Kosova Sot Online)