Lexoni edhe:
Kush ka mundësi të fitoj në zgjedhjet komunale?
Një burrë nga Drenasi ka raportuar në polici se djali i tij ka publikuar në rrjete sociale foto me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Drenas, derisa i dyshuari ka qenë në një aheng familajr të një personi tjetër.
Kush ka mundësi të fitoj në zgjedhjet komunale? Lexoni edhe:
Policia ka bërë të ditur se është intervistuar i dyshuari, i cili ka deklaruar se armët ishin të shokut të tij.
“Drenas, 10.10.2021 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka publikuar ne rrjete sociale foto me armë në dorë deri sa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)