![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Polici kosovar në Veri sheh disa persona duke u rrahur, mundohet t’i ndajë por bëhet për spital
![Polici kosovar në Veri sheh disa persona duke u rrahur, mundohet t’i ndajë por bëhet për spital](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/11/auto_850x600_veriu16332722811633945771.jpg)
Një polic kosovar që ishte jashtë detyrës e ka pësuar keq në Mitrovicë të Veriut edhe pse po e bënte një veprim mjaft të mirë.
Polici që ishte jashtë detyrës zyrtare ka parë disa persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin.
Ai ka intervenuar dhe gjatë këtij intervenimi ka pësuar lëntime trupore dhe është bërë për spital, njofton Policia, përcjell Periskopi.
Një i mitur ka arritur të ndalet nga Policia dhe të intervistohet nga zyrtarët policorë.
Statusi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mitrovicë Veri, 09.10.2021 – 22:00. Është raportuar një përleshje mes disa personave, aty ka intervenuar një zyrtar policor mashkull kosovar, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe gjatë ndërhyrjes ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. Një i dyshuar i mitur është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)