Kur do të bie borë e deri kur vazhdojnë reshjet, moti për sot dhe ditët e ardhshme

  • E. /
  • 12 October 2021 - 08:07
 Kur do të bie borë e deri kur vazhdojnë reshjet, moti për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme të javës.

Sipas PË’së, edhe kjo javë do të jetë me mot të vranët, me shi e në vise malore me bore.

Nga pjesa e dytë e javës temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, e mundësitë për reshje dëbore zbresin edhe deri në lartësi mbidetare prej 800m.

Të reshurat e fundit kanë shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit është kryesisht në vlera të mira, e do të mbetet në të mira dhe pranueshme edhe në ditët vijuese, megjithëse kohëpaskohe vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare e të dobëta, në periudha të mungesës së qarkullimit të mjaftueshëm ajror.

12.10 – Kryesisht me vransira, në mëngjes kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore mundësi për borë.

13.10 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.  Kohëpaskohe nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

14.10 – Më ftohtë, e kryesisht vranët dhe me shi. Në vise malore borë.

15.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore edhe borë.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga 10C deri të premten në 3C e 4C, ndërsa maksimalet nga 12C deri në 5C e 6C.

Erërat mbesin dominante nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.

(Kosova Sot Online)