‘Kot ndërtojmë institucione të ‘pavarura’ për luftimin e korrupsionit sepse ato ia ruaj shpinën politikanëve’
Agron Demi ka kritikuar mënyrën e luftimit të korrupsionit në vendin tonë.
Ai ka ndarë edhe një përvojë të tij të vitit 2016, kur po vizitonte Byron e Federale Kundër-Korrupsionit në Austri që vepron nën ministrin e Punëve të Brendshme.
Për demin dhe përfaqësues të Antikorrupsionit, Prokurorë e gjykatës kosovar ishte e habitshme se si një institucion që lufton korrupsionin është nën komandën e ministrisë.
Sipas Demit, institucionet tonat si Agjencioni Kundër Korrupsionit, Prokuroria e Gjykata punojnë si të pavarura por në fakt janë të kapura nga politika.
Prandaj ai ka thënë se është e kot të ndërtojmë institucione të pavarura, kur në to shërbejnë pakurrizor që në mision nuk e kanë kryerjen e detyrës me nderë, por t’ia ruajnë shpinën politikanëve.
Ky është shkrimi i plotë:
kanë ka Ne vitin 2016 isha pjese e nje grupi te gjere me perfaqesues nga Agjencia Kunder Korrupsion, prokuroria, gjykatat, ku nder institucionet qe vizituam ishte edhe Byroja Federale Kunder-Korrupsionit ne Austri.
Kjo Byro ishte pjese e Ministrise se Puneve te Brendshme dhe kjo na befasoi te gjitheve, sa dikush nga grupi jone e pyeti drejtorin e kesaj byroje se "se si eshte e mundur te luftoni korrupsionin duke qene pjese e ministrise?". Zyrtaret e Byrose u shikuan nder vete, dhe duke u munduar te mos qeshnin, u pergjigjen se "kjo ishte detyra e tyre dhe nuk do e komprementonin misionin per hater te askujt".
Kjo pergjigje u duk se nuk i kenaqi zyrtaret kosovare te agjencise kunder-korrupsion, prokurorise e gjykatave, te cilet ne Kosove veprojne nen petkun e institucioneve te pavarura, por jane te kapur nga politika.
Po shpresoj qe ata gjykates e prokurore qe ende jane ne poste ne Kosove ta kene kuptuar rolin e Byrose Austriake Kunder-Korrupsion kur keta hetuan edhe kryeministrin per korrupsion dhe puna e tyre mund ta dergoj ne burg ish-kryeministrin qe u detyra te jap doreheqje brenda 24 oreve.
E ne kot ndertojme institucione te pavarura, kur ne to sherbejne pakurrizore qe mision nuk e kane me kry detyren me ndere, por me ua ruajte shpinden politikaneve.
(Kosova Sot Online)