
Prindërit nga Prishtina e raportojnë në polici zhdukjen e vajzave

Një çift nga Prishtina ka raportuar në polici për zhdukjen e vajzave.
Rasti ka ndodhur të martën, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, prindërit nuk kanë njohuri për vendndodhjen e vajzave të tyre.
“Prishtinë, 12.10.2021 –. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort ) kanë raportuar se vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)