![Zelensky: Ukraina s’do ta pranojë rezultatin e bisedimeve SHBA-Rusi nëse s’përfshihet](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/17/200x200_zelensku_trum_putin1739803508.png)
Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?
![Kush e ndali ushtrinë serbe që të mos nisej drejt Kosovës?](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/15/auto_850x600_ushtria-serbe-650x358-116340425091634289653.jpg)
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “kaloi provimin dhe hyri edhe një herë në kujtesën e kombit”, referuar zhvillimeve në veri.
Gjatë paraqitjes së në TV Pink, Vulin tha se të liderët e mëparshëm shtetërorë serbë “provimin më të vështirë – çështjen e Kosovës” ose dështonin ose e kalonin.
“Shumë vendime të përditshme politike do të harrohen, shumë gjëra, pavarësisht nëse keni apo jo të drejtë, por do të mbahet mend se si ishit kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës. Kjo është historia. Është një hyrje në kujtesën kolektive dhe populli serb nuk do t’ju falë nëse nuk e keni kaluar provimin”, u shpreh ai për mediat serbe.
Vulin tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “frikacak” dhe se, dhe sipas tij, ndryshe nga negociatorët e mëparshëm të Prishtinës, “nuk ka përgjegjësi elementare” as për shqiptarët dhe as për serbët.
Ai deklaroi se gjatë takimit të Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të gjithë ishin të mendimit, se ushtria dhe policia duhet të dërgohen në Kosovë, por që Vuçiq tha se kjo nuk duhet të ndodhë.
(Kosova Sot Online)