Lexoni edhe:
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Policia ka ndërprerë një aheng familjar në fshatin Konush, Has i Prizrenit, pasi që po mbahej në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Pasi policia u informua nga një banor, njësitet ndërprenë festën rreth orës 20:30 të së enjtes.
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e funditLexoni edhe:
Dasmorët u shpërndanë, ndërsa organizatori është gjobitur me 200 euro.
“Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.
(Kosova Sot Online)