
Policia shqipton mbi 400 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Ende vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e miratuara nga Qeveria.
Maskat obligative, ora policore, orari i gastronomisë deri në orën 21:30 dhe hyrja në lokale me vërtetimin e kartelës së vaksinimit apo testit PCR, janë masat që po vazhdojnë të na shoqërojnë për më shumë se një muaj, transmeton lajmi.net.
E edhe nga aksioni i policisë nëpër terren, po vazhdonë të mbetet numër jo edhe aq i ulët i gjobave të shqiptuara.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 418 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ministria e shëndetësisë, ka bërë të ditur që masat do të jenë në fuqi deri në momentin që nuk do të ketë raste pozitive.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme ( e diel), po mbahen zgjedhjet lokale në territorin e Kosovës, nën masa antiCOVID.
(Kosova Sot Online)