Lexoni edhe:
Voton Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatin
Më 17 tetor, Kosova mban zgjedhjet e dyta, në nivel kombëtar, në kohë pandemie.
Autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të distancës fizike, por diçka e tillë nuk është parë në qendrën e votimit në një shkollë të Mitrovicës së Veriut.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen, COVID-19, që e shkakton ky virus.
Voton Uran Ismaili: E pres me padurim rezultatinLexoni edhe:
Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, kanë thënë zyrtarë të KQZ-së.
Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.
Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
(Kosova Sot Online)