
Lexoni edhe:
Mediat ruse për njërën nga 4 turistët që u gjet pa shenja jete në Shqipëri: Ajo kishte kancer, nuk u fut në saunë
Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Lladrovci ka ftuar të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në votime.
“Sot është një ditë e mirë, i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për kryetarine tyre dhe asamblistin që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme”, tha Lladrovci.
Gjithashtu, qytetarët i ka ftuar të dalin në votime edhe bashkëshortja e Lladrovcit.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë, të mos lënë asnjë votë brenda. Është ditë e bukur”, u shpreh bashkëshortja e Lladrovcit.
(Kosova Sot Online)