Zyrtare: Drenasi shkon në balotazh, Lladrovci dështon t’i fitojë mbi 50%
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në komunën e Drenasit.
Atje, Ramiz Lladrovci i PDK-së nuk ka arritur që ta sigurojë fitoren në raund të parë pasi që ka marrë 45.62 përqind të votave.
I dyti është radhitur Driton Ajazi me 30.74 për qind të votave.
Fejzi Kiqina i VV-së ka marrë 16.9 për qind.
(Kosova Sot Online)