Policia gjeti gëzhoja të kalibrave të ndryshëm mbrëmë në Skenderaj, një person u godit nga plumbi

  • E. /
  • 18 October 2021 - 10:42
Policia gjeti gëzhoja të kalibrave të ndryshëm mbrëmë në Skenderaj, një person u godit nga plumbi

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh njofton për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Skenderaj. Policia ka hapur katër raste, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është goditur nga plumbi dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Rastet janë cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur plumba të kalibrave të ndryshëm.

Për rastet në fjalë policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk raportohet për arrestimin e ndonjë personi të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Skenderaj, 17.10.2021-20:42. Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës pasi që i njëjti është goditur nga një plumb nga drejtim i panjohur.. Rasti është duke u hetuar 

Skenderaj, 17.10.2021-20:55.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa  gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet

Skenderaj, 17.10.2021-20:25.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet

Skenderaj, 17.10.2021-20:33.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri nga person-a të panjohur, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online)