Rezultati përfundimtar që çon Vitinë dhe Ramën në balotazh

  • E. /
  • 18 October 2021 - 13:16
Rezultati përfundimtar që çon Vitinë dhe Ramën në balotazh

Ka përfunduar numërimi i votave për komunën e Prishtinës dhe janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja.

Në kryeqytet, qytetarët do të dalin përsëri për të votuar pasi kandidati i LVV-së Arben Vitia dhe ai i LDK-së Përparim Rama do të shkojnë në balotazh.

Sipas KQZ-së, Vitia ka marrë 42.33% apo 35.433 të votave, teksa Rama ka 29.35% apo 24.572 vota.

Pas Ramës, renditet Uran Ismaili i PDK-së me 21.64% apo 18.119 vota, Daut Haradinaj i AAK-së me 4.50% apo 3.769 vota, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja me 1.89% apo 1.582 vota, Avni Çakmaku nga Fjala me 0.17% apo 146 vota dhe i fundit Florim Isufi nga partia Balliste me 0.11 % apo 93 vota.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet më 14 nëntor të këtij viti. 

(Kosova Sot Online)