Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të nxirren për gjykim të pambrojtur nga mafia politike
Një kamarier britanik ka fituar epitetin e “heroit”, pasi mesazhi i tij dërguar shefit duke e njoftuar se po e lë punën – është bërë virale.
Gjithçka filloi kur shefi në 3 të mëngjesit i shkroi se duhet të shkojë në punë të nesërmen dhe të punojë nga ora 11 e deri në 22:00, pavarësisht faktit që e kishte ditë të lirë.
Madje ai i shkroi sërish duke i thënë se “duhet të luaj në ekip” dhe se nuk duhet të mendoj vetëm për “veten”.
“Pse pikërisht tani në 3 të mëngjesit, po më shkruani që nesër duhet të punojë dhe të jem aty në ora 11? Kam pirë disa gota alkool dhe nuk po ndihem mjaftueshëm mirë, që të shkoj në punë dhe të punojë në ditën kur e kam të lirë”, i ka shpjeguar kamarieri, por ishte shefi ai që e uli më poshtë nivelin e debatit, dhe ia bërë me dije se nuk është mirë të teprohet me alkool.
“A doni t’i thoni kamarierit që nuk është mirë të pijë në kohë të lirë? A dëshironi t’i thoni kuzhinierëve që të mos hanë kur nuk janë në punë”, këmbënguli kamarieri me një dozë ironie.
Kamarieri ka theksuar se do të shkonte në punë, nëse shefi do ta telefononte në një kohë më të përshtatshme e jo në 3 të mëngjesit.
Ngjarja kulmoi kur shefi i tha se do të bisedojnë për sjelljet e tij kur të shkon në punë. Aty shpërtheu kamarieri i cili dha dorëheqje.
(Kosova Sot Online)