![](/uploads/kosova-sot/images/2021/October/19/200x200_77771634622666.jpg)
Lexoni edhe:
Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar të nxirren për gjykim të pambrojtur nga mafia politike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mbeti i kënaqur me daljen në zgjedhje të serbëve në Kosovë.
Vuçiqi tha se “shteti kurrë nuk e detyroi askënd” që ta votojë “Listën Serbe”.
“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë të dalin sesa të mos dalin. Nuk e fsheha dhe e thashë publikisht”, tha ai.
Presidenti serb theksoi se serbën dolën në zgjedhje në numër “pakrahasimisht më të madh”, mesatarisht 60%, duke krahasuar me mesatarën e daljes së shqiptarëve në zgjedhje, që ishte 40%.
“Kjo flet për motivimin e njerëzve dhe për ata që ishin më të motivuar”, nënvizoi Vuçiqi.
(Kosova Sot Online)