Lexoni edhe:
Ky vend po lë emigrantët pa ushqim”, organizatat japin alarmin
Një shpatë 900-vjeçare, e cila besohet se i përkiste një luftëtari të Kryqëzatave, është gjetur në fund të Detit Mesdhe, afër bregdetit të Izraelit.
Shpata e gjatë rreth një metër u zbulua nga një zhytës amator, i quajtur Shlomi Katzin, në shtratin e detit përgjatë bregdetit Carmel, tha Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.
Ky vend po lë emigrantët pa ushqim”, organizatat japin alarminLexoni edhe:
Nir Distelfeld nga inspektorati i këtij institucioni tha: “Shpata, që është ruajtur në gjendje të përkryer, është një gjetje e bukur dhe e rrallë dhe qartazi i përkiste një kalorësi të Kryqëzatave.”
Foto: Reuters
“Është tërheqëse të takohesh me një objekt të tillë personal, që të kthen 900 vjet prapa në kohë në një epokë tjetër, me kalorës, parzmore dhe shpata”, shtoi Distelfeld.
Kryqëzatat kanë qenë ekspedita ushtarake të zhvilluara nga fuqitë e krishtera mes shekujve njëmbëdhjetë e trembëdhjetë për ta marrë kontrollin në Tokën e Shenjtë. Ky vend pak a shumë përputhet me vendndodhjen e shtetit të Izraelit sot, shkruan Independent
(Kosova Sot Online)