Fletëvotime të pavulosura, dyshime për manipulim të tyre, presion për të votuar PDK, këto janë disa nga ankesat që ka bërë Bekim Jashari kundër PDK-së

  • G.g /
  • 19 October 2021 - 12:38
Fletëvotime të pavulosura, dyshime për manipulim të tyre, presion për të votuar PDK, këto janë disa nga ankesat që ka bërë Bekim Jashari kundër PDK-së

“Lista Ideal” e Bekim Jasharit tashmë ka deponuar në Panelin për Aneksa dhe Parashtresa a dhjetë ankesa ku Jashari ëshët i bindur se ka pasur vjedhjeve të votave gjatë procesit të votimti me 17 tetor nga Partia Demorkatike e Kosovës në Skenderaj.

Mediat ka mësuar se ankesat e Bekim Jasharit janë të natyrave të ndryshme dhe po shqyrtohen nga organet kompetente.

Mulë Desku nga PZAP ka dhënë detaje për Gazeta Blci rreth ankesave që tashmë janë dorëzuar në PZAP.

“Lista e Pavarur “Bekim Jashari” ka paraqitur 10 ankesa kundër PDK-së me pretendimet se ka pasur parregullësi në ditën e votimit siç janë: fotografim i votës, dyshime për manipulim të votave, grumbullimi qytetarëve për të bërë presion për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime të pavulosura etj”, tha Mulë Desku .

Në anën tjetër vet kryetari Jashari, pretendon se vjedhja e votave është bërë përmes të ashtu quajturit “trenit bullgar.

Ndërkohë 46 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Nga PZAP njoftojnë se ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidat për anëtar të Kuvendeve Komunale.

Ankesat e bërë do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/421610872664694

(Kosova Sot Online)