Lexoni edhe:
14 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Edhe pse ai jep intervista ose “i drejtohet kombit” të paktën një herë në javë, fakti është se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e bën këtë ekskluzivisht përmes mediave pro-regjimit, shkruan gazeta serbe, Danas.
Vitet e fundit, ka qenë e pamundur të gjesh intervista të tij apo edhe deklarata që ai ka dhënë për media objektive, kritike si Danas, N1, Nova S, ose portale kërkimore që merren me krimin dhe korrupsionin.
14 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë Lexoni edhe:
Kjo, nga ana tjetër, nuk e pengon atë t’i komentojë këto media në një kontekst negativ, t’i etiketojë ato dhe t’u drejtohet gazetarëve të këtyre shtëpive mediatike me një arrogancë të madhe, shkruan Danas. Ai për herë të fundit dha intervistë për gazetarët kritikë në vitin 2016 – për redaktorin e portalit KRIK, Stevan Dojçinoviq, dhe një vit më vonë për Brankica Stankoviq, autoren dhe redaktoren e Insajder. Intervista e Brankicas me presidentin serb, e transmetuar në TV Prva, ngjalli interes të madh publik, por gjithashtu provokoi reagime kontradiktore.
Redaktori i Insajderit shpjegon për Danasin se kjo bisedë nuk u zhvillua sepse e ftuan, por më parë në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai premtoi se do të jepte një intervistë.
“Irena Steviq ia bëri pesë pyetje në konferencën që u transmetua në Pink, dhe ajo po ashtu kishte disa nën-pyetje. Vuçiq tha se nuk mund të përgjigjej “sepse kjo nuk është intervistë”, por premtoi se do të vijë te ne dhe do të japë një intervistë. Kështu lindi ajo bisedë. Pse nuk i përgjigjet thirrjeve të gazetarëve kritikë, nuk e di. Por unë mendoj se të gjithë në pushtet e kanë obligim t’u përgjigjen pyetjeve të mediave”, thekson Stankoviq.
Vuçiq ishte i ftuar të jetë mysafir në emisionin “Rindërtimi” të Zaklina Tataloviq, të transmetuar një ditë më parë në N1, por ai as nuk guxoi t’i përgjigjej as ftesës së gazetares, e lëre më të shfaqet.
Një anëtar i Bordit Kryesor të Partisë Demokratike në Serbi, Sërgjan Milivojeviq, vlerëson për Danasin se Vuçiqi, është “uzurpator i qindra funksioneve shtetërore”, dhe se prej vitesh u është drejtuar ekskluzivisht votuesve të tij.
(Kosova Sot Online)